Rritja e vëllimit të punës, ngritja e kapaciteteve shëndetësore, administrative dhe teknike në ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj pacientëve vazhdon të rritet numri i ofrimit të shërbimeve të cilat i kemi prezantuar përmes statistikave.
Në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan, referuar raportit zyrtar 9 mujor Janar-Shtator 2023 janë kryer 1479 operacione, 264 operacione më shum se në vitin 2022 dhe 607 operacione më shum se në vitin 2021 për periudhen Janar-Shtator.
Jemi të përkushtuar që objektivat tona të përbashkëta t`i arrijmë me rezultate më të mira të mundëshme, për pacientet e regjionit të Anamoravës dhe më gjerë.