Llogaritja dimërore e kohës fillon pas katër ditësh. Në orën 3 të së dielës, më 29 tetor, akrepat kthehen për 60 minuta prapa.
Kompjuterët, telefonat celularë dhe pajisjet e tjera intelegjente do të “kalojnë” automatikisht në DST, por nëse ende keni një ekran analog të orës ose një pajisje më të vjetër që nuk mund kryej këtë procedurë automatikisht, mos harroni të lëvizni një orë mbrapa, nga ora 3:00 deri në 2:00.
Këtë të diele nata zgjat 25 orë dhe mund të fleni një orë më shumë.
Koha dimërore fillon çdo fundjavë të fundit në tetor dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit tjetër.