Shifrat 0% (Drejtoria Urbanizmit), 0% (Drejtoria e Administratës), 0% (Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim), 0.59% (Drejtoria e Shërbimeve Publike), 0,97% (Drejtoria Arsimit), 2.33% (Bujqësia); tregojnë dështimin e plotë në menaxhimin e proceseve për të shpenzuar buxhetin e planifikuar për investime kapitale në këta sektorë.
Prej 4.2 milion (4,182,396.90) euro të buxhetuara në këta gjashtë sektorë, janë investuar vetëm 0,67% apo më pak se 30 mijë (27,912.96) euro, e buxhetit për periudhën nëntë mujore janar-shtator 2023.
Sipas raportit financiar komuna e Gjilanit ma shumë ka shpenzuar përshembull për dreka zyrtare, ku janë hargjuar 39,330.79 euro, ose për udhëtime jashtëvendit janë hargjuar mbi 18 mijë euro, se sa që janë hargjuar për projekte në këto 6 drejtori komunale.
🔴 Te Drejtoria për Shërbime Publike për vitin 2023 janë të planifikuar buxhet prej mbi tre milion euro (3,142,225.13 euro) vetëm për investime kapitale në projekte të ndryshme për infrastrukturën komunale, ndërsa për 9 muaj ka shpenzuar vetëm 0.59% të buxhetit, apo në vlerë prej 18,582.00 euro.
🔴 Drejtoria për Arsim ka shpenzuar vetëm 0.97% të buxhetit për investime kapitale (apo 4,828.00 euro) prej 496,497.11 euro sa janë të buxhetuara për vitin 2023.
🔴 Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka të buxhetuar 100 mijë euro për pastrimin e shtretërve të lumenjëve, ndërsa ka shpenzuar 0 euro buxhet, e në anën tjetër dihet se sa herë vërshimet i kanë bërë dëme prej vitesh qytetarëve të Gjilanit.
🔴 Te Drejtoria Urbanizmit dhe Adminstratës buxheti prej 70 mijë euro për projekte kapitale asnjë euro nuk është investuar.
🔴 Për shërbime rezidenciale prej 180 mijë euro buxhet i planifikuar, asnjë euro fare nuk është investuar.
🔴 Te Bujqësia prej 193,674 euro buxhet i planifikuar për ndërtimin e mini-tregjeve dhe rregullimin e rrugëve të arave për fermerët, janë investuar vetëm 4,502 euro.
Këto shifra janë alarmuese për secilin qytetarë, me këtë gjendje të kolapsit të madh ekonomik që po i ndodhë komunës tonë.
Qeverisja e VV në Gjilan po e falimenton ekonominë lokale, ku përveç dështimeve në realizimin e projekteve që financohen nga buxheti i komunës, qeverisë dhe donatorëve, po pengohen në masë të madhe edhe ato investime që po i bëjnë bizneset e Gjilanit.
Kahje ka marr edhe vet fundosja e komunës në mirëmbajtjen elementare të infrastrukturës ekzistuese publike në komunë, ku është investuar gjatë këtyre 20 viteve të fundit.
E viti 2023, fatkeqësisht do të përfundojë si më i dështuari që nga paslufta e këndej dhe më i rëndi për qytetarët e Gjilanit, të cilët janë tejet të pakënaqur me këtë gjendje kaosi kudo e kahdo në institucionet lokale dhe atyre qendrore.