Ne vazhdën e aktiviteteve të kësaj jave, sot në komunën tonë filloi shkollimi një vjeçar ‘Pearson 5’, falë marrëveshjes së nënshkruar nga drejtoresha e DKA-së znj. Albana Demiri me Agjensionin për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të rritur.
Në Gjilan po krijohen kuadro të reja për punën me fëmijë me nevoja të veçanta, e kësaj radhe komuna jonë ju dha përparësi edhe dy komunave të tjera Kamenicës dhe Vitisë, që të kenë mundësinë të ndjekin shkollimin Pearson 5 në Gjilan.
Drejtoresha znj. Demiri ju uroj fillim të mbarë të këtij shkollimi të gjithë kandidatëve të pranuar.
#PërEdukiminGjithëpërfshirës 🍀