Deputetja britanike dhe shefja e Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin britanik, Alica Kearns, ka kërkuar që t’i hiqen masat ndëshkuese që BE i ka vendosur ndaj Kosovës.
Këtë thirrje, Kearns e drejtoi ndaj përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se nuk do t’i zbatojë pikat që kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës dhe pranimin e saj në OKB.
“Sërish Kosova punon me komunitetin ndërkombëtarë, përkundër sulmit terrorist të orkestruar nga Beogradi. Sërish Vuçiqi refuzon. Largoni tash sanksionet ndaj Kosovës, Josep Borrell e Ursula von Der Leyen”, ka shkruar Kearns në platformën “X”.
Ndërkaq, Ursula von der Leyen do të vijë nesër (e hënë) në Prishtinë për të prezantuar Planin e Rritjes për rajonin. Presidentja e Komisionit Evropian do të pritet nesër nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.