Me rastin e Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardh, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, është nderuar me titullin Anëtar Nderi i Shoqatës së të verbërve në Gjilan.
Kryetari z. Haziri tha se është i nderuar që I është ndarë ky titull duke thënë se ndjehet i obliguar është më shumë avancimin e të drejtave të personave të verbër për zbatimin e ligjeve në fuqi.
Kryetari i Shoqatës Ndërkomunale e të Verbërve, Bajram theksoi se që nga viti kaluar me vendim të Këshillit Drejtues kanë veçuar figurat e jetës publike të cilët edhe kanë punu dhe kontribuar kudrejt kauzës të Shoqatës dhe komunitetit në përgjithësi.
Ai më tej kujto vitin 2013, konkretisht 15 qershorin, ku ligji 04/L-092 për të verbër dhe me të pame të dobësuar mori dritën e jetësimit të tij në praktikë, Ligj të cilin komuniteti i të verbërve ishte në pritje për një kohë mjaftë të gjatë, teksa Lutfi Haziri në petkun e deputetit të Parlamentit të Republikës së Kosovës, në legjislaturën e katërt me plot vullnet dhe mund për lobim tek opozita e atëherdhme, arritën ta bëjnë realitet këtë.