Një veturë e EULEX-it me mbishkrimin ZPS në këto momente është duke bastisur shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.
Nuk dihen ende detaje veç pamjeve të bastisjes.
Avokati Artan Qerkini e ka konfirmuar bastisjen, por që nuk e din ende arsyen, raporton EO.
Ndërkohë, raportohet se bastisje ka pasur edhe në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Teve1.info ka kontaktuar me Shalën, por i njëjti nuk është përgjigjur.
Gjithashtu, teve1.info ka dërguar pyetje në ZPS, por deri në publikimin e artikullit nuk kanë kthyer përgjigje.