Doktoresha në kombinatin “Trepça”, Blerina Shabani ka thënë se 44 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në 24 orët e fundit.
Ajo tha se 5 prej tyre ishin në gjendje pak më të rëndë.
“Gjatë 24 orëve i kemi pasur 44 pacientë, prej tyre 5 e kanë pas gjendjen pak më të rëndë dhe pasi është dhënë ndihma e parë nga stafi i kombinatit Trepça dhe stafi i urgjencës së bashku, i kemi drejtuar për në spitalin e përgjithshëm në Mitrovicë”.
Ndërsa, nga Shërbimi i Urgjencës kanë thënë se vetëm sot prej kur e kanë pranuar ndërrimin, kishin diku rreth 15 minatorë me ankesa.
“Prej sot që e kemi marrë ndërrimin, ka raste, ka minatorë me ankesa. Diku 15 i kemi pas deri tash”.