Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditët në vazhdim, transmeton Sinjali.
“E marte – Mot me diell dhe vranësira të shpërrnda, Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të shoqerohen me reshje shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
E mërkurë – Do të mbajë mot i vranët.Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu.Si pasojë e ndryshimit të grafikut termik në orët e para mund të paraqitet mjegull e radiacionit ( rrezatimit tokësor).Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius..
E enjte – Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndyshime, pasiqë do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake,përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë më të ulëta. Minimalet 5-7 gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.
E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parasihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10m/s.”