FC DRITA zhvillon ndeshjen e xhiros së 12-të në udhëtim kundër FC Ballkanit.
Kryetrajneri Akis Vavalis në konferencën e sotme për media tha se këtë mesjavë na pret ndeshje derbi, pasi takohen dy skuadrat më të mira në Superligë.
“Siç e dini ndeshje derbi dhe luajmë kundër një ekipi shumë të mirë, luajnë dy skuadrat më të mira në Superligë. Vijmë nga një barazim, por fatmirsisht vjen menjëherë nesër dhe mund ta dëshmojmë duke rikuperuar pikët. Nuk kemi pasur shumë kohë për t’u përgatitura, por në derbi të tillë luan pasioni dhe motivi për ta fituar atë. Jam i bindur se do të tregojmë një lojë të mirë nëse japim 100% tonë dhe mund të fitojmë. Është derbi dhe çkado mund të ndodhë, por unë do vazhdojë të besoj në djemt tanë. Të jemi agresiv dhe kompetitiv nga fillimi i ndeshjes deri në fund. Besoj se do të mund të rikthehemi”, ka thënë Vavalis.
Se janë të gatshëm për sfidën e nesërme theksoi edhe futbollisti, Rilind Haziraj.
“Siç e dijmë nesër na pret një ndeshje derbi kundër FC Ballkanit, e cila sa është e vështirë është edhe e rëndësishme. Mendoj se jemi përgatitur në gjitha aspektet e mundshme si taktik, fizik apo psiqik. Besoj që nga Suhareka do të kthehemi me pikë të plota”, ka thënë Haziraj.
Trajneri, Vavalis po ashtu shtoi se përkundër kohës së shkurtë për ta përgatitur ndeshjen, kanë punuar në aspektin psikologjik më shumë se në atë fizik.
“Atë çfarë kam arritur të bëjë është që kemi arritur ta bëjmë është të përgatitemi më shumë në aspektin mental sesa atë fizik. Edhe nëse fitojmë nesër nuk do të thotë që i ofrohemi objektivit ose nëse humbasim largohemi nga ai. Padyshim se nesër do të luajmë për tri pikë. Pavarësisht çfarë do të ndodhë nesër unë vazhdoj të besoj shumë te djemtë dhe jam i bindur se do të vazhdojmë të besojmë deri në momentet e fundit”, përfundon Vavalis.
Ndeshja FC Ballkani – FC DRITA zhvillohet nesër (e mërkure), ora 13:00 në Stadiumin e Qytetit në Suharekë.