Asambleja e fëmijëve në Gjilan, ka zgjedhur të martën kryesinë e re, ku kryetare është zgjedhur Eriola Fejzullahu.
Në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, udhëheqësi i Njësisë për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete, Ardian Foniqi, e ka uruar Eriola Fejzullahun dhe anëtarët e kryesisë për zgjedhjen, duke iu dëshiruar suksese.
“Përpos që të drejtat e fëmijëve garantohen me konventa ndërkombëtare dhe legjislacionin në fuqi, kryetari i Komunës është zotuar t’ju mbështesë në realizimin e aktiviteteve dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja të
parapara në ligjin për të drejtat e fëmijëve”, tha Foniqi.
“Ju jeni e ardhmja e shtetit tonë dhe ne si institucione e kemi për obligim të ju përkrahim sa herë që të jetë e nevojshme”, theksoi, ndër të tjera, ai.