Gjilani i është kthyer fitores në Superligën e futbollit. Gjilani të mërkurën në stadiumin sintetik në Gjilan mposhti me shifra 2:1 Feronikelin ’74. Për Gjilanin ky ishte triumfi i katërt këtë edicion, derisa Feronikelit 74 pësoi humbjen e shtatë në këtë sezon.
Vendasit ishin me dominuese në tërësi të ndeshjes, derisa avantazhin e morën tek në minutën e parë shtesë të pjesës së parë me Qëndrim Ismailin.
Ndërsa për epërsinë e dyfishtë u përkujdes Nasko Milev në minutën e 63-të, me asistues Kushtrim Shabani. Derisa miqtë me pas ngushtuan epërsinë sulmuesin Alban Shillova në minutën e 88-të, por pa arritur të shmangin humbjen.
Pas fitores Gjilani tani ka 14 pikë në 12 ndeshje, ndërsa Feronikeli ’74 mbetet në kuotën e 11 pikëve.