Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur draft-statutin e Bashkimit Europian për Asociacionin, ku shprehet krenar për kontributin, siç tha ai konkret të Shqipërisë.
Në një reagim në ‘X’, Rama thekson se drafti i pranuar nga Kosova dhe Serbia për normalizimin e marrëdhënieve është i BE-së.
Rama po ashtu tha se shumë shpejtë do të jetë në Prishtinë, siç tha ai për të treguar personalisht mbështetjen e tij.
“Nuk mund të jem dot më krenar se kaq për kontributin e fortë dhe konkret të Shqipërisë në vazhdimësinë e procesit të vështirë të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, projektstatuti i AKShM-së, që Kosova dhe Serbia kanë pranuar si dokument të përshtatshëm pune, është draft i BE-së. Shqipëria mbështet fuqimisht Kosovën për zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj për të nxitur paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal midis të gjitha vendeve të rajonit tonë. Së shpejti, do të jem në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time.”– shkruan Rama në “X”.