Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remi, është ftuar dy ditë më parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë për intervistim, mirëpo një gjë e tillë i është anuluar mbrëmjen e së enjtes, raporton teve1.info
Lajmin për këtë e ka bërë publik vet Remi përmes llogarisë së tij në Facebook, ku ka thënë se është ftuar më datën 1.11 derisa nga të njëjtit zyrtarë ftesa i është anuluar mbrëmjen e së enjtes.
Sipas ftesës, Remi do të paraqitej më 3 nëntor 2023 (sot) në orën 9:00 për intervistim.
“Të dashur miq!
Në mbrëmjen e dt. 1.11. 2023, nga zyrtarët e dhomave të veçanta të Prokurorisë Speciale të Kosovës, kam pranuar një ftesë për t’u intervistuar sot, me 3.11.2023, në ora 09:00.
Në ndërkohë, po nga të njëjtit zyrtarë, dje pasdite, fillimisht përmes një thirrjeje telefonike dhe pastaj një sms-je dhe email-i, m’u konfirmua se intervistimi im nga ZPS-ja është anuluar”, ka shkruar ndër të tjera Remi.