Afaristi dhe humanisti nga Gjermania, njëkohësisht anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan, Ilmi Mustafa, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka thënë se Aleanca po rritet e zgjerohet kudo në Gjermani.
Sipas tij Aleanca do të jetë fuqi politike vendimmarrëse, në Kosovë, Gjermani, Zvicër, Austri e kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarë.
Shkrimi i plotë:
Aleanca po rritet e zgjerohet kudo në Gjermani sepse asaj i prinë njerëzit më të devotshëm, më të zotë e më të dëshmuarit që ka diaspora jonë. Ata janë njerëzit që kanë dhënë kontribut për atdheun në secilën rrethanë historike. Vazhdojnë të japin edhe sot.
Aleanca do të bëhet fuqi politike vendimmarrëse, në Kosovë, Gjermani, Zvicër, Austri e kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarë, sepse tanimë nuk ka dilema se ajo është e vetmja alternativë politike për zhvillim e integrim.
Me Ramush Haradinajn Republika jonë do të jetë më ndryshe, më e zhvilluar e faktor në rajon. Kjo është dëshmuar sa herë ai ka qenë në krye të shtetit.
Investimet e huaja e sidomos ato nga shqiptarët e diapsorës, janë shumë të nevojshme dhe të domosdoshme në Kosovë. Ato ndodhin atëherë kur Kosova garanton siguri politike, atëherë kur politika në Kosovë është e vendosur për ta zhvilluar vendin e për ta përmirësuar jetën e qytetarëve. Nuk është larg ajo ditë, do të ndodh shpejt!