Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Shpend Morina, kanë parë nga afër punimet për rregullimin e trotuarit në Lagjen Malësia.
I pari i komunës ka thënë se ky projekt tani është në fazën e dytë të punimeve.
“Punët për përmirësimin e jetesës së qytetarëve tanë po vazhdojnë. Së bashku me Drejtorin e Bujqësisë, Shpendin kemi parë nga afër punimet e projektit për rregullimin e trotuarit në Lagjen Iliria. Ky projekt tani është në fazën e dytë të punimeve, pra fazën e mbjelljes së fidanëve, ndërsa faza e fundit është ajo e vënies së kapakëve në oazat gjelbëruese. Vazhdojmë të punojmë për një Kamenicë të pastër e të gjelbër”, ka thënë Kryetari Rahimaj.