Me rastin e fillimit të muajit të shenjt të Ramazanit, Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës i ka uruar gjithë besimtarët myslimanë.
Duke u uruar agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve, myftiu i Kosovës Naim Tërnava është lutur që me këtë rast Zoti t’i fali ata dhe t’i mëshirojë.
Ky është urimi i tij:
Më lejoni që, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe në emër të institucioneve të saja dhe në emrin tim personal, t’iu uroj për ardhjen e këtij muajit të bekuar, të gjithë besimtarëve të besimit Islam kudo që ata gjenden në Kosovë e jashtë saj, duke e lutur Zotin që të na lehtësojë agjërimin dhe të gjitha adhurimet tjera, të na fisnikërojë me moralin dhe etikën e Ramazanit, si dhe të në fali e të na mëshirojë! Urime të gjithëve muaji i Ramazanit”.
Duke filluar nga nesër ,e mërkurë 16.05.2018 myslimanët anembanë botës fillojnë agjërimin e muajit Ramazan.