Pas më shumë se tetë orësh diskutim ka përfunduar seanca e së premtes në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë seancë ishte i ftuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për të raportuar në Kuvend për takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se kanë mbetur edhe 7 pika të rendit të ditës të cilat pritet të shqyrtohen javën e ardhshme.