FC Drita, pas barazimit me Lirinë, kërkon ti kthehet fitoreve në Superligë shkruan Radio Star.
Skuadra gjilanase sot do të takohet me Dukagjinin, ndeshje e vlefshe për xhiron e 13-të.
Dje është mbajtur konferenca e radhës nga trajneri i FC Dritës, Akis Vavalis, i cili ka thënë se e pret një ndeshje e fort me skuadrën nga Klina dhe nga kjo ndeshje shpreson të kthehet me rezultat pozitiv në Gjilan.
Pas trajnerit ka folur edhe futbollisti i skuadrës Yll Ibrahimi, i cili beson në rezultatin pozitiv dhe shpreson që ekipi të jetë në ditën më të mirë dhe nga Klina, të kthehen me pikët e plota.
Ndeshja me Dukagjinit dhe FC Dritës, do të zhvillohet në qytetin e Klinës, duke filliar nga ora 13:00, në stadiumin “18 Qershori”./radiostar/