Kryetari i PDK-së, dega në Gjilan z. Riad Rashiti, së bashku me nënkryetaren znj. Aurorë Osmani Buca dhe kryetarin e Rinisë Demokratike z. Qëndrim Qerimi, mirëpritën në takim fitueset e kampionatit botëror të karatesë, vajzat e qytetit tonë Vlera Qerimi dhe Fortesa Orana.
Në këtë takim urimi e falenderimi, vajzat kampione shpalosën përvojën e tyre të veçantë e mbresëlënëse në këto gara.
Ndërkaq Rashiti u zotua që përkrahja e PDK-së do të jetë e përhershme kundrejt të rinjëve në të gjitha sferat, e në veçanti aty ku përkushtimi e sukseset janë evidente, sikurse në fushën e sportit.
“Padyshim që suksesit të të rinjëve tanë ju gëzohemi të gjithë, por kësaj here në një dozë më të madhe ne, sepse aktivistja jonë e RDK-së Vlera solli edhe medaljen”, u shpreh Rashiti./radiostar/