Sot bëhen shtatë vjet prej kur Astrit Dehari është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Prizrenit.
Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka përkujtuar shokun e tij të ndjerë, Astrit Deharin.
Hyseni ka thënë se mungesa e Astritit në përvjetorin e vrasjes së tij është edhe më e madhe se çdo ditë tjetër.
Shkrimi i plotë:
7 vjet pa shokun tonë më të dashur, aktivistin Astrit Dehari
Mungesa e Astritit në përvjetorin e vrasjes së tij është edhe më e madhe se çdo ditë tjetër.
Drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të paevitueshme, sepse duhet të ketë Drejtësi për Astritin!
Astriti si aktivist i Lëvizjes, patriot e student shembullor, do të jetë gjithmonë udhërrëfyes për Lëvizjen tonë.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!