Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim vashat gjilanase të cilat u stolisën me medaljen e bronztë në kampionatin botëror të karatesë shkruan Radio Star.
Hyseni ka thënë se vashave gjilanase, do të ju ofrojë mbështetje institucionale, për të vazhduar në rrugëtimin e tyre drejtë sukseseve të tjera.
Shkrimi i plotë:
Më kënaqësi prita në takim 3 karateistet medaliste në Botërorin e Karatesë, Fortesën, Vlerën dhe Hatixhen dhe trajnerin e tyre, Alban Beqiri. 🥉🌍🥋
Ky sukses vlerësohet historik pasi që është fituar për herë të parë në konkurrencën e femrave dhe në nivel ekipor në karate, duke mposhtur Anglinë, Zvicrën, Francën dhe Kazakistanin. Në pesë meçe të Kosovës, karateistja gjilanase Fortesa Orana ka qenë e pamposhtur duke shënuar pesë fitore.
I urova ato për rezultatet e jashtëzakonshme duke i siguruar mbështetje institucionale në mënyrë që të vazhdojnë edhe më tej. Jemi shumë krenarë që vajzat tona po përfaqësojnë vendin e qytetin tonë dinjitetshëm në kampionatet botërore.🏅💪
#perSportin