Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe nesër në vendin tonë, transmeton Sinjali.
Gjatë ditës së sotme, sipas IHMK-së. temperaturat minimale do të shkojnë deri në 3 gradë, kurse ato maksimale do të lëvizin nga 13 deri në 16 gradë Celsius.
“E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.
Në fushat barike parashihet të ketë rritje graduale, duke i kaluar vlerat e normales, deri ditën e premte, ku sërish do të të ketë rënie, duke krijuar kushte për reshje shiu në viset e ulëta, derisa në viset me lartësi mbidetare mbi 2000m reshjet e shiut parashihen të shndërrohen në fjolla bore.”