Armend Misini është kryetari i ri i Lidhjës Rajonale të Futbollit në Gjilan. Misini është zgjedhur me vendim unanim nga delegatët e pranishëm.
Poashtu, i pranishëm në këtë kuvend zgjedhor ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
Kryetari i ri, Armend Misini në fjalën e tij falenderuese ka theksuar.
“Jam i nderuar për besimin që më keni dhënë. Do të mundohem me gjithë kapacitetet e mija dhe me bashkëpunëtor që Lidhjen Rajonale të futbollit të Gjilanit ta avansojmë edhe më fuqishëm me shumë projekte
të reja të cilat na presin në të ardhmen”.
Kryetari i ri i LRFGJ, Armend Misini, ka të përfunduar fakultetin e Edukatës dhe Kulturës Fizike dhe njiherit është zyrtar sportivë në Drejtorinë për Rini, Kulturë, dhe Sport në Komunën e Gjilanit që nga viti 2010.
Për afro një vit Misini ishte përgjegjës i Palestrës Sportive ”Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan. Misini poashtu, ushtron me shumë sukses fuksionin e Komisarit të Garave në Lidhjen Rajonale të Gjilanit.
Kryetari i ri, Misini, poashtu posedon edhe qertifikatën për gjyqëtar të futbollit, për menaxhimin e klubeve, administrimin e klubeve, përdorimin dhe funksionimin e rrjeteve sociale si dhe është delegatë në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Sukseset e Armend Misinit janë shpërblyer edhe si ‘Punëtori Sportivë’ më i miri, të cilën e ndanë Komuna e Gjilanit.