Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se adresimi i ambasadorit të SHBA-së, Jeffrey Hovenier, rreth Asociacionit, ka qenë mesazh për popullin e Kosovës, me qëllim të largimit të frikës nga “Zajednica” që Albin Kurti e ka mbjellë për vite si opozitar.
Haziri ka thënë se Kurti u bë kryeministër, por frikën që e ka mbjellë nuk ka arritur ta largojë, por përkundrazi e ka shtuar.
“Po debatohet e analizohet se kujt ia adresoi mesazhin amabasadori amerikan, shkelqesia e tij, Hovennier. Shumë e drejtë, por mesazhi është për popullin e Kosovës, për t’ia larguar frikën nga Zajednica që e mbolli vetë Albin Kurti opozitar! Albini u ba Kryeministër, por frikën që e mbolli, nuk e largoi. Përkundrazi!”, ka shkruar Haziri.