Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në kuadër të Forumit të Paqes ka mbajtur një diskutim mbi temën “krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, ku foli për rreziqet të cilat i kanosen Kosovës.
Kurti, gjatë këtij diskutimi përmendi agresionin e Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ku tha se ky grup i mbështetur nga Serbia ka dashur të shkaktojë përshkallëzim të një mase më të madhe.
“Para më pak se 2 muaj patëm një lloj agresioni nga një grup terrorist paramilitarë, ku është vrarë një polic i Kosovës. Sigurisht ky grup i mbështetur nga Serbia ka dashur të shkaktojë përshkallëzim të një mase më të madhe, si pretekst që ushtria serbe të hyjë në Kosovë, pasi kemi 48 baza ushtarake serbe afër kufijve tanë”, ka thënë Kurti.
Kurti tha se për sigurinë e vendit tonë duhet të kujdesemi për këto grupe që i përngjajnë Ëagnerit, si dhe shtoi se shumica dërrmuese e sulmuesve të këtij akti terrorist janë të lirë në Serbi, duke përfshirë edhe liderin e atij grupi, Milan Radoijiçiq.
“Për sigurinë e vendit tonë duhet të kujdesemi për këto grupe që i përngjajnë Wagnerit, kurse njëkohësisht duhet të fokusohemi te situata gjeopolitike, ku duam anëtarësim në BE dhe NATO, por ka edhe vende që duan dhe veprojnë ndryshe”, ka shtuar kryeministri.