FC Drita ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Fushë Kosovës në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Superligës së Kosovës.
Gjilanasin i janë kthyer fitores në kampionatin kosovar pas tri ndeshjeve, para ndeshjës me Fushë Kosovën, FC Drita kishte pësuar dy humbje dhe kishte një barazim.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë, kurse skuadra e Akis Vavalis, golin e gjeti në pjesën e dytë në minutën e 85-të, të cilin e shënoi mbrojtësi Besnik Krasniqi.
Skuadra e Dritës, pas kësaj fitore tani ka 25 pikë, ndeshjën e radhës do të luaj si mysafirë kundër Prishtinës, i cili cilësohet duel i vështirë për gjilanasit.