U fut në lojë kur gati FC Drita i kishte humbur shpresat se mund të nxjerrë fitoren e shumëpritur dhe ai ishte vendimtar në këtë fitore.
I riu, Yll Ibrahimi kaherë ka pritur rastin që të dëshmohet dhe këtë të shtunë në ndeshjen ndaj Fushë Kosovës doli të jetë vendimtar, ngase pak minuta pasi u fut në lojë harkoi për mrekulli për kolegun e tij nga ana e mbrojtjes, Besnik Krasniqi, i cili shënoi për 1:0, që doli të jetë gol vendimtar.
Mbrojtësit e krahut, në futbollin modern janë ata që nga krahët sulmojnë e harkojnë për lojtarët e sulmit dhe kur e kërkon nevoja duhet të kthehen me shpejtësi në mbrojtje. Se është i tillë kaherë e ka dëshmuar Besnik Krasniqi e sot e dëshmoi edhe Yll Ibrahimi, i cili me këtë paraqitje gjithsesi e ka dëshmuar se ka ardhur koha e tij.
Zaten në politikën e klubeve në Kosovë duhet që të përkrahen lojtarët që vijnë nga akademitë e klubeve, lojtarë vendorë që janë të lidhur me ngjyrat e klubit dhe që japin gjithçka kur futen në fushë e i tillë është Yll Ibrahimi./kryelajmi.com/.