Lidhja Demokratike e Kosovës më 19 nëntor do ta mbajë Konventën Zgjedhore, ku do të zgjidhen këshilli drejtues dhe kryetari i partisë.
Ishte i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ai i cili e favorizoi Hazirin për postin e nënkryetarit, por Haziri thotë se tashmë nuk e synon një pozitë të tillë.
Haziri ka thënë për Lajmi.net se nuk e ka synim të jetë kryetar partie, por do ta vazhdojë angazhimin politik duhet u marrë me problemet politike brenda LDK-së.
“S’ka ku, nuk synoj, e kam këtë angazhim politik, mbuloj më shumë probleme politike sesa strukturore”, tha ai.
I pyetur nga Lajmi.net nëse LDK-ja është e gatshme për zgjedhje, Haziri tha se janë të gatshëm gjithmonë dhe ashtu siç po shihet, vendi do të ketë nevojë zgjedhje të reja dhe legjitimim të udhëheqjes së saj.
“Ne jemi të gatshëm çdo ditë, për zgjedhje, por ajo që po e shohim Kosova ka me pas nevojë për legjitimitet të ri”, u shpreh nënkryetari i LDK-së.