Radio Star Gjilan, më 13 nëntor të këtij viti u godit nga një sulm kibernetik.
Për shkak të këtij sulmi, Radio Star Gjilan, ishte jashtë funksionit, duke mos qenë afër lexuesit të saj, me informacione e saja.
Radio Star Gjilan, ka punuar vazhdimisht për kthimin në gjendjen normale dhe ka lokalizuar sulmin nga ka ardhur dhe me këtë rast tani do të merren gjitha organet kompetente duke filluar nga Prokuroria, Gjykata, Policia e shumë instanca të tjeta relevante.
Radio Star Gjilan, tani e tutje ka marrë gjitha masat e duhura dhe do të vazhdoj të raportoj në mënyrën më të drejt dhe më korrekte, e cila do të jetë më afër lexuesit të saj me informacionet më të reja.
Me respekt stafi Radio Star Gjilan!