Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, sot ka nënshkruar memorandum bashkëfinancimi me organizatën Qatar Charity, në vlerë prej 318,000.00€ për fillimin e projektit të ujësjellësit në fshatin Uglar.
Sipas tij ky projekt do të përmirësoj jetesën e banorëve të fshatit Uglar.
Shkrimi i plotë:
Fshati Uglar së shpejti me ujë të pijes🚰💧
✍Sot nënshkruam memorandumin e bashkëfinancimit në vlerë prej 318,000.00€ për fillimin e projektit të ujësjellësit në fshatin Uglar, bashkë me drejtorin e organizatës Qatar Charity, Esam Dabab.
📌Ky projekt do të sjellë përmirësimin rrënjësor të jetesës së banorëve të fshatit.
🙏Ne shprehim mirënjohje të thellë ndaj organizatës bamirëse për bashkëfinancimin e këtij projekti jetik.
🟢Vazhdojmë me zgjidhjen e problemit të ujit të pijes për të gjjtha lokalitetet në nevojë.
#pertegjithafshatrat #pertegjithalagjet