Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, përkujton Xhavit Ahmetin, në 27 vjetorin e vdekjes së tij.
Haziri thotë se Xhavit Ahmeti ka qenë veprimtar i madh dhe besoj shumë që po të ishte gjallë, Kosova do të ishte ndryshe.
Statusi i plotë:
“27 vjet pa profesorin, shkencëtarin dhe kimistin më të madh të regjionit, këshilltarin e presidentit Rugova, prof. dr. Xhavit Ahmeti. Profesor Ahmeti ka qenë veprimtar i madh dhe besoj shumë që po të ishte gjallë, Kosova do të ishte ndryshe. Me pjesëmarrjen aktive si ministër në hije për çështje të arsimit i presidentit Rugova, por edhe si deputet i Gjilanit në Parlament, ai do të bënte shumë më shumë dhe shumë më ndryshe se ne që jemi sot gjallë. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij!”
Xhavit Ahmeti humbi jetën tragjikisht më 21 nëntor 1996.