Njësite policore nga Stacioni Policor Kamenicë gjatë kontrollit në trafik në dy raste në ndara ka hasur në kundërvajtës në trafik të cilët me veprimet e tyre kanë renë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Në njërin rast kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzetë (40) km/h është hasur duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e nëntë (99) km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masa e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.
Ndërsa në rastin e dytë kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzetë (40) km/h është hasur duke vozitur me shpejtësinë gjashtëdhjetë e tetë (68) km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masa e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.