Shukrie Ramadani, bashkëshortja e heroit Agim Ramdani, ka reaguar pas raportimeve për moslejimin e flamurit me figurë të Agimit Ramadani dhe të flamujve tjerë me simbole përpos flamurit kombëtar në Air Arena.
Ajo ka thënë se kjo është e vërtetë, por se policia shqiptare me mirësjelljen më të madhe ua kanë sqaruar arsyen.
Bashkëshortja e Agim Ramadanit, ka thënë se ka rregulla strikte që i vendos Fifa dhe nuk dihet të shkilen për hir të futbollistëve të kombëtares shqiptare. Ajo ka bërë apel që ky rast mos të përdoret për të shkaktuar përçarje.
Kështu, thotë ajo nuk i bëhet nder as Agimit, as kombëtares.
Reagimi i plotë:
Tẽ dashur miq, qě nga pẽrfundimi i ndeshjes Shqipẽri-Ishujt Faraoe,vazhdojnẽ tẽ sillen thashetheme nẽ rrjete sociale lidhur me moslejimin e flamurit me figurẽ tẽ Agimit dhe tẽ flamujve tjetẽ ne simbole pẽrpos flamurit kombẽtarẽ, nẽ stadionin e kombẽtares,gjẽ qẽ ẽshtě e vẽrtetẽ!.Por ajo qẽ ẽshtẽ mẽ se e vẽrtetě, ẽshtẽ sjellja e mirẽ e policẽve tẽ cilẽt na e sqaruan arsyen pěrse jo?! Duhet ta kemẽ tẽ qartẽ se nẽse dẽshirojmẽ tẽ pẽrballemi me botẽn,janě ca rregulla strikte qẽ i vendosẽ Fifa dhe nuk guxojmẽ ti shkelim pẽr hirẽ tẽ futbollistẽve tanẽ tẽ cilẽt e dẽshirojnẽ suksesin,dhe ne qẽ e duam fotoren, bashkě me ta! Andaj ju lutem,mos e pẽrdorni kẽtẽ rast pẽr pẽrqarje,se nuk i bẽni nderẽ as Agimit e as kombětares tonẽ! Asnjẽrit nga policẽt apo sigurimi qẽ ishte i pranishẽm nuk i pengonte asnjẽ simbol e figurẽ kombẽtare,por ishte njẽ vendim qẽ duhej ta zbatonin dhe ne ishim dakord me kẽtẽ vendim! Agimi ẽshtě urẽ bashkimi dhe pẽrjetẽsisht do tẽ mbetet si i tillẽ!