Autori Naim Kurteshi në mënyrë solemne në praninë e shumë musafirëve, ka bërë përurimin e dy librave të tij, Grupi MAK – Prijës i muzikës rok në Kosovë, libër i pari i këtij lloji në Kosovë dhe libri “Gjurmë Rinie” me tregime e poezi.
Nën tingujt e muzikës të Grupit MAK, të cilat i interpretoi në mënyrë madhështore me kitarë, Memetali Arifi, dhe me pjesëmarrjen e familjarëve te disa muzicientve të grupit MAK, sollën emocione të veqanta në këtë event madhështor.
Kompozitari i Grupit MAK, Xhevdet Gash, në fjalën e tij theksoi se autori Naim Kurteshi ka bërë një punë të shkëlqyer në nxjerrjen e kësaj Monografie të Grupit MAK.
Në emër të familjarve të Grupit MAK, ka folur motra e Rexhep Xhemajlit, e cila e emocionuar para të pranishmëve falemnderoj autorin e librit që i rikthehu emocionet në të gjithë familjet e antarëve te Grupit MAK.
Recensuesi i këtij libri, profesor Tahir Dalipi, para të pranishëmve tha se ky grup ka sjellë kultur në muzikën shqiptare.
Në këtë përurim solemn, recensuesi i librit të dytë “Gjurmë Rinie” , profesori Sadri Daku ka elaboru këtë libër, duke thënë se autori ka përshkruar fëmirinë e tij të hershme e më vonë edhe atë të rriturve. Libri është mjaft i kompletuar dhe i shkruar në mënyrë reale, ashtu siq e ka përjetuar jetën autori i cili i përket një familje atëdhetare.
Në fund, autori i këtyre dy librave, Naim Kurteshi, duke falemnderuar të gjithë ata që i mundësuan botimin e këtij libri, para të pranishmëve theksoi.
“Përmbledhjet për Grupin MAK, i kam filluar para 40 vite, ky grup për mua ishte gjithqka – e adhuroja, e ndëgjoja e shkruaja poezi. Koncertet e tyre i përcjellësha kur mundësha, por botoj një libër – një monografi për këtë grup asnjëher nuk e kam menduar, një ide e tillë më lindi në vitin e kaluar dhe nuk u ndala në asnjë moment, jam shumë krenar e i emocionuar që një ëndërr e imja është bërë realitet, ku me përmbledhjen e këtyre shënimeve sado pak ju kemi bërë të ditur se ky grup ishte emblema e Rokut Kosovar. Ndërsa, libri “Gjurmë Rinie” është një libër nga jeta e ime si i ri dhe ja kemi arritur që të tregojm një realitet të kohrave të shkuara”.
Autori në fund ka falenderuar për punën e përkrahjen redaktorën e këtyre dy librave, Makfire Ismajli-Kurteshi, e cila është edhe bashkëshortja e tij. Poashtu, Kurteshi ka falemnderuar edhe profesorin e Gjuhës Angleze, Avni Islami, i cili në mënyre vullnetare ka bërë përkthimin e librit edhe në Gjuhën Angleze.