Andrea Vilcan, artiste nga Rumania, e cila u bë e njohur me këngën “Mora Fjalë” me rastin e 28 Nëntorit ka vizituar Prekazin.
Ajo ka shpjeguar se si është njohur me historinë e heroit të Kosovës, Adem Jashari.
Gjatë intervistës, Vilcan ka thënë se ka dëshirë ta takojë anëtarët e familje Jashari.
Tutje, ajo paralajmëroi edhe një këngë në gjuhën shqipe.