Sot gjatë ditës në Gjilan, qëndroi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili pati takim me të parin e komunës Alban Hyseni, më pas vazhdoi me vizitat e tij të cilat ishin planifikuar.
“Astoria Luxury & Spa Hotel”, ishte destinacioni i kryeministrit Kurti, i cili ka drekuar ditën e sotme bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni dhe kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj, i cili ishte në Gjilan për një vizitë zyrtare.