Radio Star raportoi sot se një person është gjetur pa shenja jete tek penda e Livoqit në Gjilan.
Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovë në Gjilan, Valon Osmani për ‘Radio Star’ ka thënë se një person dyshohet të ketë kryer vetëvrasje duke u hedhur në ujë tek penda e fshatit Livoç.
Komunikata e plotë:
Sot me datën 02.12.2023 rreth orës 06:30 kemi pranuar informacion se një person dyshohet të ketë kryer vetëvrasje duke u hedhur në ujë tek penda e fshatit Livoç.
Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima mashkull i vitit të lindjes 1971 është pa shenja jete.
Njësite policore relevante kanë nisur hetimet për ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin në koordinim me prokurorin e shtetit i cili ka prezantuar në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./radiostar/