Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka kujtuar ish-presidentin historik Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij.
Haziri ka thënë se pasuria më e madhe që presidenti Rugova i ka lënë Kosovës është Republika e pavarur dhe familja politike e tij, LDK.
Statusi i plotë:
Sot është ditëlindja e Presidentit Ibrahim Rugova, njeriut i cili pas 100 vjetësh përpjekje, lufte, sakrifice e rezistence, arriti ta rikthej orientimin e shqiptarëve në Ballkan drejt perëndimit. Ai ka iniciuar procese dhe ka realizuar ëndrra. Pasuria më e madhe që presidenti Rugova i ka lënë Kosovës është Republika e pavarur dhe familja politike e tij, LDK. Presidenti ka veç ditëlindje!