Këshilltari i LDK-së në Gjilan, Latif Maliqi, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Kurti.
Sipas Maliqit banorët e fshatit Malishevë por edhe qytetarët e Gjilanit, kanë besuar se këtë vit do të filloj projekti i impiantit, por as edhe për këtë vit nuk u dha asnjë shenjë.
Statusi i plotë:
Se për autostradën dhe stadiumin po shihet qe aty këtu po e përmend edhe pse as ai nuk po e dinë se qysh me ja lidh kryt,por asnjëherë nuk e ndëgjuam një fjalë për IMPIANTIN një projekt me një kosto prej 22.000.000 dhe me një grant prej 4.000.000 d.m.th prej 26.000.00 dhe me një planifikim për te përfunduar në vitin 2022.
Tani leje që nuk bëhet fjalë për një shumë të tillë por as nuk flitet për vitin kur do të fillojë e as kur të përfundojë.
Besuam shumë që do të fillojë diqka në këtë vit por kaloj edhe ky vit pa asnjë shenjë të vetme.
Poashtu besuam që në vitin 2026 do të përfundojë por tani me propozimin e projekt buxhetit të vitit 2024 po shohim që është shtyer për vitin 2028 e paramendoni në projekt buxhetin e vitit 2025 askush nuk e dinë se në cilin vit do ta bartin.
Nga një buxhet për ujërat e zeza dhe impiantin e vitit 2022 prej 26.000.000 tani per vitin 2027 ram në 17.349.922 d.m.th jo që nuk e kemi atë shumë por as që bisedohet për një investim me rëndësi të madhe per neve banorët.
Kryetar nëqoftëse nuk keni guxim të ja thuash Kryeministrit asnjë fjalë , se paku a guxoni te ju thuash deputetëve ta ngrisin zërin në parlament së paku në ndëgjimin e dytë të projektligjit për buxhet të vitit 2024.
Vazhdo,vazhdo…