Sot bëhet rivarrimi i Liridona Ademaj në fshatin e saj, Rracaj të Gjakovës.
Ademaj u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Deri tani janë tre persona të dyshuar për organizimin e vrasjes së saj, ndër ta edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Ademaj ishte varrosur fillimisht në fshatin e bashkëshortit në Cermjan, mirëpo pasi familjarëve u është aprovuar kërkesa nga prokuroria për rivarrimin e saj, ajo tani do të rivarroset në Rracaj.