Katër persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Gjilan të hënën pas orë 13:30.
Në këtë aksident siç ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, kanë qenë të përfshira një kamion dhe një veturë.
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona”, ka thënë ajo.
Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.