Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një reagimi në Facebook i është drejtuar Kryeministrit Albin Kurti duke i thënë të mos fyej Policinë e Kosovës, pasi siç thotë ai “e dimë se kush je”.
Haradinaj ka shkruar se Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit.
Tutje ai ka thënë se për dallim nga Kryeministri i cili sipas tij i ishte dorëzuar regjimit serb gjatë luftës, pjesëtarët e Njësisë Speciale nuk u dorëzuan më 24 shtator, në sulmin terrorist të Serbisë ndaj Kosovës.
Postimi i plotë:
Për dallim nga ti Kryeministër, që dikur i ishe dorëzuar regjimit serb gjatë luftës, pa rezistencë, pjesëtarët e Njësisë Speciale që ti sot i fyen, më 24 shtator nuk u dorëzuan, por luftuan duke i mposhtur me turp terroristët e sponzorizuar nga Serbia.
Andaj, mos e fyej Policinë sepse e dimë se kush je! Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë. Plotësoja kushtet!