PSD ka mbajtur një aksion sot te ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Aksioni vjen pas rezultatit katastrofik të nxënësve kosovarë në testin “PISA”, në të cilin u renditën ndër vendet e fundit.
Aktivistët e PSD-së, në muret e ministrisë kanë ngjyrosur mbishkrimin 990 ditë mungesa pa arsye, duke iu referuar ditëve prej kur VV është në pushtet.
Përveç mbishkrimit, ata aty kanë paraqitur edhe fytyrën e ministres Nagavci.