Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën qarkore në Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me përfshirjen e dy veturave.
Bazuar në raportin policor, si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar viktima-vozitësi dhe bashkudhëtari i tij. Ata janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal-Gjilan.
Përndryshe, njëra nga veturat e aksidentuara, si pasojë e goditjes së shtyllës elektrike është djegur në tërësi.
Në vendin e ngjarjes kanë njësiti i zjarrfikësve dhe ekipi i KEDS-it.