Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri në 4 gradë Celsius.