Shkruan: Sylejman Ismajli
Tani e gjashtë vite, është një mungesë e madhe për shumë ndëgjues, të cilët nga vitit 2002, vit i themelimit të Radio Star ishin mësuar që cdo ditë themeluesi i kësaj radio, Xhavit Salihu ti uronte për një ditë të mbarë.
Xhavit Salihu i cili kishte hapur një dritare të re të informimimit për të gjithë qytetarët, ndërroi jetë me 12 dhjetor të vitit 2017, duke u ndarë nga familja dhe nga dëgjuesit e rregullt të valve 96.4 FM të Radio Star.
Xhavit Salihu ishte një shembull i gazetarisë, ai ishte i qetë i përpikët në punë, e mbi të gjitha ishte i respektuar kudo që paraqitej – në shumë debate, manifestime e raporte të ndryshme.
Themeluesi i Radio Star, Xhavit Salihu ishte një pionirë i fjalës së lirë dhe muzikës, jo vetëm në Anamorave por edhe më gjerë, pasiqë nga fëmirija e tij edhe pse në kushte tejet të vështira ishte frymzuar nga shumë solistë të kalibrit botëror, dhe nga dashuria për muzikën në kolekcionin e tij sot kemi mbi 1000 mijë pllaka të solistëve botëror të kohërave të ndryshme.
Me ardhjen e demokracisë në Kosovë, Xhavit Salihu themeloi Radio Star në vitin 2002, me të vetmin qëllim që ndëgjuesit
të kenë mundësi të ndëgjojnë fjalën e lirë dhe të marrin informacione të dorës së pare, dhe këtë qëllim Xhaviti e arriti me shumë sukses.
Salihu në radion e tij asnjëherë nuk emitoi ndonjë lajm të paverifikuar, ndërsa programi i kësaj Radio ishte i larmishëm
për shumë ndëgjues, e në veqanti muzikën të cilën e lëshonin në frekuencat e kësaj Radio ishin me vlera të mëdha kombëtare.
Sot, qytetit të Gjilanit dhe ndëgjuesve të rregullt të Radio Star, i mungon me të madhe njeriu i cili me punën e tij profesionale
bëri për vete shumë ndëgjues duke qenë Radio më e ndëgjuar dhe më kualitative.
Sot është një përvjetor i hidhur, një përvjetor në të cilin na mungon tani e gjashtë vite, njeriu i cili i dha shumë Radios dhe fjalës së lire, por jemi krenar që një person si Xhavit Salihu ishte në mesin tonë dhe me urtësin e tij profesionale ishte shembull i një gazetari.
Xhaviti pas vete la Radion në duart e sigurta, pasiqë rrugëtimin e tij me shumë sukses janë duke e përcjellë dy djemt e tij, Arbreshi e Flakroni të cilët janë shembull në qytetin e Gjilanit e më gjerë.
Radio Star me frekuencat e saja 96,4 FM me digjitalizimin e mjeteve bashkohore, ndëgjohet me shumë ëndje në tërë globin, këtë rrugëtim pas vete e la Xhavit Salihu, njeriu i cili ishte i këtij populli dhe punoi për këtë popull.
Gazetaria e Gjilanit duhet të jenë krenar që në mesin e saj kishte një njeri cfarë ishte Xhavit Salihu, i cili ishte një shembull që
vështirë se do të përsëritet.