Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të kemi depërtimin frontit të ftohtë, i cili do të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin, lokalisht të dendura, të cilat ka mundësi të shkaktojnë vërshime në zona të caktuara.
Të reshurat mund të shoqërohen edhe me ndonjë shkarkesë elektrike në zona të caktuara, ndërsa në zonat malore pritet të ketë reshje të dendura bore.
Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në disa pjesë të Rrafshit të Dukagjinit dhe në veri të vendit gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, me shpejtësi prej 15-65 km/h!
Me depërtimin e frontit të ftohtë, shpejtësia e erës do të zhvendoset nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare prej 30-35 km/h.
Temperaturat fillimisht do të lëvizin prej 8 deri në 14°C në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës pësojnë ulje graduale në shkallë vendi. /MeteoKosova/