Është publikuar Raport i Vlerësimit të Performancës së Këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Gjilanit shkruan Radio Star.
Sipas këtij raporti Muhadin Haziri, nga radhët e LDK-së, është asambleisti që ka performuar më së miri gjatë kësaj periudhe me 23 pikë nga 100 pikë sa është maksimalja.
Këshilltari nga radhët e LDK-së, Muhadin Haziri
Poashtu në këtë raport është vlerësuar performanca e asambleistëve të Pozitës dhe Opozitës, nga 20 anëtarë nga radhët e opozitës 15 prej tyre kanë treguar angazhim / performancë, kurse 5 prej tyre nuk kanë treguar angazhim/performancë, 11 anëtarë nga radhët e pozitës, 7 prej tyre kanë treguar angazhim/performancë, 4 prej tyre nuk kanë treguar angazhim/ performancë gjatë periudhës vlerësuese Maj – Tetor.
Vlen të theksohet se me ekzekutivin e Gjilanit udhëheq Lëvizja Vetëvendosje, mirëpo në kuvendin e komunës nuk e gëzon shumicën si dhe pas prishjes së koalicionit ndërmjet VV dhe PDK, është zgjedhur kryesuesi i ri i kuvendit të komunës nga radhët e Levizjes Vatra./radiostar/