Komuna e Gjilani, ka siguruar transportin për qytetarët e Gjilanit që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi shkruan Radio Star.
Ai i ka njoftuara banorët e Luginës, se nisja do të bëhet nga ora 09:00 nga stacioni i autobusëve në Gjilan.
Shkrimi i plotë:
Të dashur bashkëqytetarë nga Lugina e Preshevës,
Ju njoftojmë se nisja për votim në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, do bëhet të dielen e 17 dhjetorit në ora 09:00, nga stacioni i autobusëve në Gjilan🗳️✅.
Të aktivizohemi të gjithë së bashku për të vazhduar betejën për të vërtetën e shqiptarëve e Luginës💪.